LAJMI I FUNDIT:

Trusti ktheu vetëm 37 milionë euro

Trusti ktheu vetëm 37 milionë euro

Pavarësisht kthimit pozitiv në investime prej 4.4 milionë eurosh gjatë nëntorit, Trusti ende nuk i ka kthyer as gjysmën e humbjeve të një viti më parë. Trusti ka realizuar kthim në investime 36.9 milionë euro, ndërsa vjet ka humbur 91 milionë euro. Për 115 milionë euro të kursimeve të reja ende nuk u është gjetur zgjidhja.

Në menaxhim të Trustit janë 361 milionë euro, prej të cilave mbi 115 milionë euro janë kursime të reja , të cilat mbahen në Bankën Qendrore të Kosovës dhe ato të investuara në bankat komerciale në vend. /telegrafi/