LAJMI I FUNDIT:

Trump, trysni Erdoganit për sistemin rus të raketave – detaje tjera të takimit ndërmjet presidentit amerikan dhe homologut të tij turk

Trump, trysni Erdoganit për sistemin rus të raketave – detaje tjera të takimit ndërmjet presidentit amerikan dhe homologut të tij turk

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë në një konferencë shtypi në Uashington me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan se blerja e sistemit të mbrojtjes ajrore ruse nga Turqia krijon ”sfida serioze”, por shtoi se shpreson që ato të zgjidhen.

Turqia, anëtare e NATO-s, e zemëroi SHBA-në kur bleu sistemin rus S-400. Uashingtoni thotë se sistemi në fjalë paraqet një kërcënim për aeroplanët e NATO-s dhe të SHBA. Administrata Trump u përgjigj duke e larguar Turqinë nga programi për prodhimin e avionit luftarak F-35.


Presidenti Trump tha të mërkurën se ai kishte biseduar për këtë çështje me presidentin e Erdogan dhe i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltarëve të tjerë që të përpiqen për ta zgjidhur problemin.

Befason Donald Trump, thotë se është "fans i madh" i Erdoganit
Lexo po ashtu Befason Donald Trump, thotë se është "fans i madh" i Erdoganit

Ndërkaq, në një takim që patën me Presidentin Trump dhe zotin Erdogan të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, pesë senatorë republikanë i bënë presion presidentit të Turqisë për të ditur arsyen se pse Turqia bleu sistemin rus, megjithëse është anëtare e NATO-s.

Senatorët gjithashtu shprehen shqetësim për forcat kurde të mbështetura nga SHBA që janë vënë në shënjestër nga Turqia.

Presidenti Trump tha në konferencën e shtypit se dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje tregtare të dyanshme me Turqinë për të rritur tregtinë mes dy vendeve.

Nga ana e tij, zoti Erdogan tha se brenda gjashtë muajsh deri në dy vjet, Turqia mund të riatdhesojë rreth 1 milion refugjatë që ndodhen në Turqi, duke i sistemuar ata në një zonë të sigurt në veri të Sirisë.

Presidenti Erdogan nisi një ofensivë ushtarake në Siri më 9 tetor me qëllim pastrimin e zonës nga luftëtarët kurdë të mbështetur nga SHBA, të cilët ai i sheh si kërcënim.

Qeveria e Turqisë thotë gjithashtu se shpreson të risistemojë rreth 2 milionë nga 3.6 milionë refugjatët e luftës siriane.

Erdogan tha se shpreson të bindë donatorë ndërkombëtarë për të ndihmuar.

Ai shtoi se 1 milion refugjatë mund të riatdhesohen në qytete si Raka dhe Deir el-Zour, qyteti më i madh në Sirinë lindore.

Presidenti i Turqisë tha në konferencën e shtypit se vendi i tij është “i lënduar thellë” nga një rezolutë e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan që njeh vrasjet masive të armenëve një shekull më parë nga turqit osmanë si gjenocid.

Rezoluta ishte qartazi një qortim ndaj Turqisë, pas ndërhyrjes ushtarake të saj në Sirinë veriore.

I kishte shkruar "Mos u bëj budalla!", Erdogan thotë se ia ktheu letrën presidentit Trump
Lexo po ashtu I kishte shkruar "Mos u bëj budalla!", Erdogan thotë se ia ktheu letrën presidentit Trump

Presidenti Erdogan tha në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se rezoluta mund të hedhë një “hije të thellë mbi marrëdhëniet dypalëshe”.

Historianët vlerësojnë se deri në 1.5 milion armenë u vranë në kohën e Luftës së Parë Botërore, dhe shumë studiues e shohin atë si gjenocidin e parë të shekullit të 20-të. Turqia e kundërshton këtë përshkrim të asaj që ndodhi.

Presidenti Erdogan tha se vendimmarrësit për një ngjarje 104 vjet më parë duhet të jenë historianët, jo politikanët.

Dhjetëra kurdë dhe përkrahës të tyre valvisnin flamuj kurdë dhe amerikanë jashtë Shtëpisë së Bardhë për të protestuar ndaj takimit të Presidentit Trump me udhëheqësin e Turqisë, Erdogan.

Ata hidhnin parulla që kërkonin tërheqjen nga Siria veriore të forcave që mbështeten nga Turqia.

Presidenti Erdogan i sheh forcat kurde në Siri si zgjatim të grupit separatist kurd që lufton brenda Turqisë që nga vitet ’80. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori