LAJMI I FUNDIT:

Trump thotë se SHBA mund të kontrollojë centralet energjetike të Ukrainës – në telefonatën e tij me Zelenskyn

Trump thotë se SHBA mund të kontrollojë centralet energjetike të Ukrainës – në telefonatën e tij me Zelenskyn

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky kanë thënë se kanë pasur një telefonatë konstruktive të mërkurën për lëvizjen drejt një armëpushimi midis Kievit dhe Moskës, me Shtëpinë e Bardhë që thotë se që SHBA mund të marrë kontrollin e centraleve energjetike ukrainas për të garantuar sigurinë e tyre.

Trump i tha Zelensky-t se SHBA-ja mund të jetë “shumë e dobishme në drejtimin e këtyre centraleve me ekspertizën e saj të energjisë elektrike dhe shërbimeve”, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Mike Waltz që e përshkroi telefonatën si “fantastike”.

Trump shtoi se “pronësia amerikane e këtyre impianteve mund të jetë mbrojtja më e mirë për atë infrastrukturë”.


Telefonata mes Trump dhe Zelensky erdhi një ditë pasi Trump zhvilloi bisedime të ngjashme me presidentin rus Vladimir Putin.

Telefonata mes Trump dhe Zelensky erdhi një ditë pasi Trump zhvilloi bisedime të ngjashme me presidentin rus Vladimir Putin.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se telefonata e tij me Zelenskyn ishte që të “dëgjoë Rusinë dhe Ukrainën për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre”, ndërsa ai kërkon të ndalojë luftimet.

“Ne jemi në rrugën e duhur”, shtoi Trump, duke thënë se Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Michael Waltz do të japin detaje të mëtejshme të bisedës.

Telefonata është hera e parë që liderët kanë folur që nga një përplasje në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, në të cilën Trump dhe zëvendëspresidenti i tij, JD Vance, qortuan Zelenskyn se nuk ishte mjaftueshëm mirënjohës për mbështetjen ushtarake të SHBA-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Amerika
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa
Prodhuesit e armëve amerikane “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së, shkruan Politico

Prodhuesit e armëve amerikane “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së, shkruan Politico

Botë
Demonstrata të opozitës pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu

Demonstrata të opozitës pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu

Turqia
Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Serbia
Zelensky përshkruan telefonatën me Trump – tregon

Zelensky përshkruan telefonatën me Trump – tregon "hapat e parë drejt përfundimit të plotë të luftës me Rusinë"

Botë
Kalo në kategori