LAJMI I FUNDIT:

Trump po akuzohet për nxitje të rebelimit, pas kërkesave të tij për “çlirim”

Trump po akuzohet për nxitje të rebelimit, pas kërkesave të tij për “çlirim”

Guvernatori i Uashingtonit, Jay Inslee e akuzoi Donald Trump për nxitjen e rebelimit të brendshëm dhe përhapjen e gënjeshtrave, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara u kërkoi mbështetësve që të “LIBERATE” apo të “çlirojnë” tri shtete të udhëhequra nga qeveritarët demokratë.

“Deklaratat e presidentit, inkurajojnë veprime të paligjshme dhe të rrezikshme. Ai po vë miliona njerëz në rrezik të kontraktimit të coronavirusit”, shkroi Inslee në një seri postimesh në Twitter, transmeton Telegrafi.

“Thirrjet e tij të palëkundura që njerëzit të ‘çlirojnë’ shtetet, mund të çojnë edhe në dhunë. Trump po nxit rebelimin e brendshëm dhe përhapjen e gënjeshtrave – edhe pse vetë administrata e tij thotë se virusi është i vërtetë, ai është vdekjeprurës dhe kemi një rrugë të gjatë për të bërë para se të hiqen kufizimet” thuhet në një prej postimeve të Inslee.


Vizitorët i mbushën për gjysmë ore plazhet e sapo hapura në Floridë, nuk mbajtën distancë sociale edhe pse numri i të infektuarve me coronavirus po shkon duke u rritur
Lexo po ashtu Vizitorët i mbushën për gjysmë ore plazhet e sapo hapura në Floridë, nuk mbajtën distancë sociale edhe pse numri i të infektuarve me coronavirus po shkon duke u rritur

Reagimi i Islee, vjen pasi Trump besohet se nxiti protestat dhe daljet masive, në kundërshtim të mbylljes nëpër shtëpi, që është bërë për të ndaluar përhapjen e pandemisë.

“LIBERATE MINNESOTA!” “LIBERATE MICHIGAN!” “LIRIA VIRGINIA”, ka shkruar Trump në një seri postimesh, duke kërkuar “çlirim” të këtyre shteteve, ndërsa ai gjithashtu u përplas me guvernatorin e Neë York-ut, Andrew Cuomo për kritika ndaj përgjigjes federale. Sipas Trump, ai duhet të punojë më shumë, derisa ankohet më pak.

Shkrimet e presidentit kanë një ton të ndryshëm nga një ditë më parë, kur Trump tha se i takon qeveritarëve të shteteve që të vendosin se kur dhe si të rihapin ekonomitë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori