Avokatët e fushatës zgjedhore të Presidentin Donald Trump sinjalizuan të martën synimin për të vazhduar me padi ligjore deri në janar edhe pse të gjitha shtetet, përveç njërit, kanë çertifikuar tashmë rezultatin e zgjedhjeve, që nxjerrin zotin Biden fitues të garës.
Presidenti Trump tha se do të ndërhynte në një aktpadi të re të paraqitur në Gjykatën e Lartë nga prokurori konservator i Teksasit, Ken Paxton, i cili kërkon të përmbysë fitoren e zotit Biden në Xhorxhia, Uiskonsin, Miçigan dhe Pensilvani. 17 shtete të tjera, ku Presidenti Trump rezultoi fitues, po ashtu shprehën mbështetje për padinë e ngritur nga zoti Paxton, e cila u paraqit të mërkurën. Padia përfshin një numër pretendimesh lidhur me parregullsi në votim dhe në numërimin e votave në këto katër shtete, të cilat në shumicën e rasteve janë hedhur poshtë në gjykatat shtetërore e federale në shtetet individuale.
“Ka prova masive për mashtrime të përhapura në katër shtete ose më tepër, të përmendura në padinë në Teksas,” tha presidenti në Twitter. “Shihni regjistrimet dhe dëshmitë me shkrim!” Zoti Paxton ka ngritur pretendimin se katër shtetet ndaj të cilëve ai ka paraqitur padi, e shfrytëzuan pandeminë si justifikim jo-kushtetues për të anashkaluar autoritetin e legjislaturave shtetërore për ndryshimin e ligjeve zgjedhore, “duke dobësuar integritetin e zgjedhjeve”. Ai i kërkon gjykatës të zgjasë afatin përtej të hënës, kur Kolegji Elektoral pritet të votojë për fituesin. Gjykata e Lartë u ka dhënë shteteve të përmendura në padi afat deri të enjten t’u përgjigjen akuzave, por prokurorët e përgjithshëm të këtyre shteteve reaguan duke thënë se zoti Paxton gabohet në pretendimet e tij.
Prokurorët e përgjithshëm në katër shtetet, ndaj të cilave zoti Paxton ka ngritur padi, e quajtën veprimin një “marifet për publicitet”, “cirk” dhe akt “vërtet të turpshëm”. Ligji përcakton që të 50 shtetet individualisht çertifikojnë rezultatet gjashtë ditë përpara votimit të Kolegjit Zgjedhor më 14 dhjetor, i cili zyrtarizon fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Vetëm shteti i Uiskonsinit nuk e përmbushi këtë afat për të çertifikuar rezultatin deri më 8 dhjetor, por mund ta bëjë këtë deri në fund të javës.
Tetë dhjetori është po ashtu data, kur të gjitha sfidat që lidhen me zgjedhjet në nivel shtetëror, të tilla si rishikimi apo rinumërimi i votave, supozohet të kenë përfunduar. Zoti Biden pritet të fitojë 306 vota të Kolegjit Zgjedhor, të njëjtin total me të cilin zoti Trump fitoi garën presidencaile më 2016, duke e quajtur atë një fitore “të madhe” ndaj demokrates Hillary Clinton. Më pas më 6 janar Kongresi do të rishikojë dhe çertifikojë rezultatin e Kolegjit Zgjedhor, dy javë para inaugurimit të zotit Biden si presidenti i 46-të i vendit.
Por avokatët e fushatës së zotit Trump, Rudy Giuliani, i cili ndodhet i shtruar në spital me COVID-19 dhe Jenna Ellis, e cila gjithashtu ka rezultuar pozitive me koronavirus, përmes një deklarate u shprehën se “megjithatë, nuk është e pashembullt që garat zgjedhore të zgjasin përtej 8 dhjetorit”. Më tej ata shtojnë se “pavarësisht mediave që përpiqen të deklarojnë me dëshpërim se beteja mes zotit Trump dhe zotit Biden ka përfunduar, ne do të vazhdojmë të mbrojmë integritetin e zgjedhjeve derisa çdo votë ligjore të llogaritet në mënyrë të drejtë e të saktë”.
Presidenti Trump ka refuzuar të pranojë humbjen, apo të thotë nëse ka në plan të marrë pjesë në inaugurimin e zotit Biden më 20 janar. Zoti Trump ka pretenduar vazhdimisht, por pa ofruar asnjë provë, se procesi i votimit dhe numërimi i votave u manipuluan. Avokatët e tij kanë humbur me dhjetëra padi në shtetet kyçe të betejës elektorale. Zoti Trump është përpjekur gjithashtu të bindë ligjvënësit e disa shteteve që të injorojnë rezultatin e votimit e të zgjedhin anëtarë të Kolegjit Zgjedhor në favor të tij, por asnjë nuk ka pranuar ta bëjë këtë./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker