Poezi nga: Osip Mandelstam
Përktheu: Agron Tufa
Shkencën e ndarjes mirë e pata njohur
Flokëshprishur netësh ankestare.
Mbllaçiten buajt, pritja s’ka të sosur,
Të mbramen orë vigjiljesh qytetare,
Nderoj at’ rit të natës këndezore
Kur, teksa ngre të rëndën brengë rrugash –
Kundronin larg sytë përlotur prore
Dhe kuj’ e grave shkrihej këngë muzash.
Kush mund ta dijë ç’fsheh fjala – ndarje,
Dhe çfarë lamtumire ne na pret,
Ç’na parathotë këndezi tej dritarje
Kur në akropol zjarri kërcet,
Dhe në agshol të ndonjë jete të re
Kur kau përtyp prâjshëm bar e gjeth,
Përse o gjel, tellall’ i jetës së re
Mbi murin e qytetit krahët rreh?
Dhe gjej hare në t’rëndomtën tjerrje:
Kur druga sillet, boshti kërkëllin.
Kundro, karshi, porsi push mjellme
Zbathur rend Delija n’përqafim.
O, i cekët shtrat’ i jetës sonë,
O sa e mjerë gjuha ndër gëzime!
Gjithë si qëmoti, rishmi kthen gjithmonë,
Veç grim’ e njohjes ne na mbush galdime.
Shkruar qoftë: figurëz e tejdukshme
Prehet një pjate – larë deltinë,
E hapur si gëzof i një ketrushje
Përkulur sheh mbi dyll një çupëlinë.
S’e duam fallin për Erebin grek,
I grave dyll – për burrat – tunxh i gjallë.
Betejash shorti neve na hap shteg,
Atyre – vdekjen, duke shtirë fall.
Largimit të Mandelshtamit nga Petërburgu në Moskë i paraprinte ndarja me Anna Ahmatovën, çka pasqyrohet në poezinë “Tristia”. Vargu “E hapur si gëzof i një ketrushje” është pothuajse citat i fjalëpërfjalshëm nga një poezi e Ahmatovës, gjithashtu mbi ndarjen. Vargu i parë është nga Ovidi (“Elegji të pikëlluara”), veçanërisht I, 3, për ndarjen nga Roma para syrgjynit. Fjalët shkencën e ndarjes të kujtojnë “Shkencën e dashurisë” së Ovidit. Por, syzheti është prej Tibulit, I, 3, nën një përkthim të lirë të Batjushkovit: ndarja me të dashurën Delija, falli i saj për një takim të sërishëm, mendimi mbi vdekjen larg saj (Erebi – mbretëria e të vdekurve) dhe ëndrra për një kthim të papritur, kur ajo, këmbëzbathur, ç’prej veglave të tjerrjes, do vrapojë t’i lëshohet n’përqafim heroit. Shtirja fall me dyllë të ndërmend “Svjetllanën” e Zhukovskijt, vigjiljet – katër pjesët e natës – të ndërmend Brjusovin, klithma këndezore, shenjë që u jepet dashnorëve të ndahen – reminishencë nga “Elegjitë e dashurisë” të Ovidit, dhe e premtuara jetë e re nga Dante; rrotullimi i drugës – simbolizon mendimin kryesor rrethqarkullimin e kohës (kthimi i përjetshëm) i përsëritjeve dhe njohjeve.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Thënie të Fyodor Dostoyevskyt: Jo forca, por bukuria e vërtetë do ta shpëtojë botën

Paratë e fituara me djersë

Kur Ibrahim Krajkova ishte 18 vjeç: Koha kur u martova dhe u bëra serioz

Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën Skënderbeun!?

QËNDRO!

MESNATË E KTHJELLËT

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Kjo tokë afër aeroportit me sipërfaqe 34 ARI është vënë në shitje – mundësia perfekte për zhvillimin e biznesit tuaj ID-231

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias