LAJMI I FUNDIT:

Tribunali i Arbitrazhit për biznese

Tribunali i Arbitrazhit për biznese

Bizneset vendore brenda një periudhe të shkurtër kontestet e ndryshme mund t’i zgjidhin duke iu drejtuar Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), e cila ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me një program të USAID-it, për krijimin e Tribunalit të Arbitrazhit.

Dejvid Grir, drejtor i këtij programi të emërtuar SEAD tha se USAID-i ka konstatuar së në Kosovë ekzistojnë konteste të shumta ndërmjet bizneseve dhe se ato biznese shpesh nuk iu drejtohen gjykatave për shkak të procedurave të stërzgjatura dhe kostos së lartë.

“Përderisa procedurat nëpër gjykata mund të zgjasin me vite, përmes Tribunalit të arbitrazhit në Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës mund të përfundojnë më së shumti brenda disa muajsh” tha Grir.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikanë në Kosovë, Lekë Musa, tha se kjo formë e zgjedhjes së kontesteve është e përcaktuar me ligj dhe është një forma e zakonshme në të gjitha ekonomitë e lira. Ky lloj i memorandumit është nënshkruar edhe me Odën Ekonomike të Kosovës. /telegrafi/