LAJMI I FUNDIT:

Trezeguet do ta përfundojë karrierën te Juve?

Trezeguet do ta përfundojë karrierën te Juve?

Agjenti i David Trezeguet, Antonio Caliendo, thotë se klienti i tij planifikon ta mbyllë karrierën te Juventus, përkundër spekulimeve të cilat e lidhin me një largim të mundshëm nga Zonja e Vjetër.

“Mendoj se David do të qëndrojë te Juventus. Madje edhe bashkëlojtarët e tij kanë thënë se ai ka qenë lider, edhe i ‘Juventusit të vjetër’ edhe atij ‘të ri’”, tha agjenti i tij.

Trezegol ka qenë shpesh pjesë e spekulimeve për t’u larguar nga Bianconerët, ndërsa së fundmi është thënë se gjiganti turk Galatasaray interesohet për shërbimet e tij.

Aktualisht francezi është duke u rikuperuar nga lëndimi i nyjës, dhe njoftohet se gjithçka shkon sipas planit, dhe së shpejti ai do të kthehet në fushë. /Telegrafi/