LAJMI I FUNDIT:

Trendi i rritjes së çmimeve deri ka mesi i vitit

Trendi i rritjes së çmimeve deri ka mesi i vitit

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë ishte më i lartë për 1.1 për qind në muajin mars të këtij viti, krahasuar me muajin shkurt 2011. Marsi i vitit 2010 krahasuar me muajin shkurt 2010 kishte rënie për 0.1 për qind. Ekspertët e ekonomisë thonë se stabilizimi i çmimeve mundtë bëhet ka mesi i vitit me prodhime të brendshme.

Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 1.1 për qind në muajin mars 2011 krahasuar me muajin shkurt 2011. Ngritje e çmimeve vërehet te buka dhe drithërat për 3.5 për qind.

Kurse, çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 10.8 për qind në muajin mars 2011 krahasuar me muajin mars 2010. Ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te buka dhe drithërat për 47.5 për qind.

Ndërkaq, shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2011 me muajin mars 2010 ishte 10.8 për qind, kurse muajin e kaluar ishte 9.5 për qind, për derisa në janar ishte 7.4 për qind.


Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi tha për Telegrafin se është një trend i rritjes së çmimeve i cili do të vazhdoj deri në mesë të viti. Kurse sa i përket inflacionit, sipas tij, ne raport me shkurtin, shihet se ka rritje, mirëpo është më e ngadaltë sesa në mesë janarit e shkurtit.

“Kjo është shenjë që çmimet janë në rritje më të vogël dhe deri ka mesi i vitit kur mund të plasohen edhe produkte nga prodhimi i brendshëm mund të kemi stabilizim të çmimeve”, theksoi Rukiqi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori