Hulumtimet e bëra kanë rezultuar se mbrojtja e konsumatorit është larg standardeve ndërkombëtare. Organizatat për mbrojtjen e konsumatorit në Kosovë, alarmojnë për prodhime të shumta me origjinë të dyshimtë, të cilat shiten në tregun e Kosovës. Ata kërkojnë marrjen e hapave konkretë për përmirësimin e kësaj gjendjeje.
Mbrojtja e konsumatorit mbetet sfidë për institucionet e Kosovës. Shitja e produkteve me prejardhje të dyshimtë po rrezikon shëndetin e qytetarëve, thotë kryetari i Organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.
Ai thekson se nevojitet një angazhim më i fuqishëm institucional për mbrojtjen e konsumatorit. “Nëse ne e dimë që ligjet në Kosovë zbatohen diku mes 30 – 40 për qind, atëherë edhe konsumatori i gëzon po këto të drejta. Por, në konsum ky zbatim prej 30 – 40 për qind, është shumë pak për përmbushjen e standardeve të ushqimit. Dhe, kjo mund të jetë fatale për qytetarin”, thotë Kaçaniku.
Shitja e produkteve me prejardhje të dyshimtë, sipas hulumtimeve të bëra, vjen edhe si pasojë e mungesës së kontrollit doganor në kufijtë që lidhin Kosovën me Serbinë.
Në këtë kontekst, përfaqësuesit e organizatave për mbrojtjen e konsumatorit thonë se institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin hapa më konkretë.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, në javën e konsumatorit është deklaruar se janë duke u angazhuar maksimalisht për përmirësimin e gjendjes aktuale. Shoqatat dhe institutet që merren me mbrojtjen e konsumatorit duhet të përkrahen dhe do të përkrahen nga MTI-ja. Për më shumë, roli dhe rëndësia e konsumatorit do të bëhet pjesë e plan-programeve mësimore në shkollat e Kosovës”, deklaron Kusari-Lila.
Në anën tjetër, gjatë ditëve të fundit në tregun e Kosovës janë larguar nga shitja produkte të dyshimta të Serbisë.
Përfaqësues të biznesit kosovar, të cilët kishin kërkuar moskonsumin e këtyre produkteve të dyshimta, u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i konsumojnë më shumë produktet vendore.
Lidhur me këtë, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, kërkon nga institucionet favorizim të prodhuesve vendorë. “Për fat të keq Kosova ende nuk ka politika për favorizim të ekonomisë vendore dhe kjo po krijon pabarazi në treg, e sidomos me ato vende që kanë politika që mbështesin prodhimin vendor, që subvencionojnë dhe eksportojnë. Prandaj, ne kemi probleme të dukshme”, tha Shahini.
Përfaqësues të bizneseve në Kosovë vazhdimisht kanë ndërmarrë iniciativa për promovimin e prodhimeve e vendore. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Bëni idetë tuaja realitet me Bison Poly Max
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet