Kanë kaluar rreth tre vite që kur institucionet e Kosovës bën hapin përpara me vendimin për të filluar procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga një mandat për mbrojtje civile e reagim emergjent në forcë mbrojtëse.
Sidoqoftë, kjo lëvizje nga udhëheqësia e Kosovës, e nxitur nga mbështetja masive e publikut, u pa me skepticizëm nga disa prej aleatëve tradicionalë të vendit, që kishin frikë se vendimi do të çonte në jostabilitet.
Por, a pati vërtetë jostabilitet si rezultat i këtij vendimi? Përgjigjja e shkurtër është – jo.
Kështu thuhet në një raport të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.
“Duke e parë procesin është e qartë se pasojat që disa i kishin frikë nga tranzicioni i FSK-së në forcë mbrojtëse për Kosovën ishin të ekzagjeruar – thënë më së buti – dhe duket se vendimi ishte hiç më pak a më shumë se sa një veprim i rregullt teknokratik i institucioneve kosovare.
Disa madje mund të pohojnë se në fakt procesi i tranzicionit të mandatit të FSK-së e ka ndihmuar kohezionin shoqëror në Kosovë dhe si i tillë e ka forcuar stabilitetin e vendit. Me fjalë të tjera, diskursi shqetësues për tranzicionin e FSK-së u tregua i pabazuar dhe vendimi deri më sot ka dëshmuar më shumë përfitime se sa që pritej”.
Publikimi identifikon të arriturat e deri tashme nga ky proces ku ndër të tjera konstaton zhvillimi i kë saj force është duke ndodhur sipas dinamikës së paraparë.
Për më shumë, raporti gjen se tranzicioni si i tillë ka dëshmuar të ketë qenë një vendim i rëndomtë burokratik i institucioneve të Kosovës dhe se politizimi i tepërt i saj nga ana e Serbisë dhe disa vendeve skeptike doli të ishte i pabazuar.
Po ashtu thuhet se procesi i tranzicionit të mandatit të FSK-së po ecën përpara sipas planit. Ministria e Mbrojtjes (MM) duket se po ndjekë me rigorozitet procesin e tranzicionit siç përcaktohet në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit për ndërtimin e aftësive mbrojtëse. Nuk kishte synim për ambicie të tjera ose “kërcim” nga plani fillestar;
“Që nga viti 2018, FSK-ja intensifikoi përpjekjet e veta për të shërbyer si forcë ‘me qëllime të mira’, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Në zhvillimin e fundit, ajo dha kontribut të prekshëm gjatë katastrofës së tërmetit në Shqipëri në nëntor 2019 dhe zbarkoi misionin e parë jashtë shtetit në Kuvajt, si pjesë e kontingjentit amerikan IOWA në mars 2021;
Tranzicioni i FSK-së nuk u shndërrua në ndonjë përshkallëzim marrëdhëniesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe trajektorja e zhvillimit të saj deri më tani nuk kontribuoi në narrativën destruktive në marrëdhëniet midis të dy vendeve;
Skeptikët e tranzicionit të FSK-së janë dobësuar, ndërsa ata që mbështesin mandatin e ri janë fuqizuar”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre