LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Malishevës nuk pajtohet me barazimin ndaj Drenicës: E merituam fitoren

Trajneri i Malishevës nuk pajtohet me barazimin ndaj Drenicës: E merituam fitoren

Malisheva i ka ndarë pikët në përballjen me Drenicën që duelin që u luajt në kuadër të javës së 34-të në BKT Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi pa gola.

Dy skuadrat patën shanse të mira shënimi, mirëpo nuk i konkretizuan rastet, duke vazhduar kështu luftën e ashpër për barazh.

Pas ndeshjes, trajneri Arsim Thaqi ka thënë se në pjesën e dytë ishin më të mirë, por që kartoni i kuq i Hasan Hysenit i penalizoi shumë ata.


Nuk ka fitues në "Liman Gegaj": Malisheva dhe Drenica vazhdojnë luftën për t'i ikur barazhit
Lexo po ashtu Nuk ka fitues në "Liman Gegaj": Malisheva dhe Drenica vazhdojnë luftën për t'i ikur barazhit

“Mendoj se pjesa e dytë na takoi neve për nga rastet e krijuara dhe njërën prej tyre është dashur ta realizojmë, por kartoni i kuq i marrë nga Hasan Hyseni na penalizoi dhe na ndryshoi planet”, ka deklaruar fillimisht ai për Art Sport.

“Mendoj se futbollistët e Malishevës treguan se merituan fitore. Janë edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund”.

“Janë dy pikë të lëshuara si vendas, por ne do të luftojmë deri në fund të kampionatit”, ka shtuar Thaqi.

Malisheva vazhdon luftën për t’i ikur barazhit dhe gjendet në vendin e shtatë me 44 pikë, aq sa ka edhe Drenica që është në të tetin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori