LAJMI I FUNDIT:

Toyota, prodhuesi numër një i makinave në botë

Toyota, prodhuesi numër një i makinave në botë

Kompania japoneze e prodhimit të automjeteve Toyota tha se ka rritur numrin e shitjeve gjatë vitit të kaluar duke ruajtur vendin e parë në mesin e lojtarëve të tjerë të kësaj industrie.

Suksesi i Toyota-s ka vazhduar me gjithë tërheqjen nga tregu të një numri të madh makinash për shkak të problemeve teknike.

Toyota tërhoqi nga tregu mbi 10 milionë automjetesh gjatë vitit 2009 dhe 2010. /Telegrafi/