LAJMI I FUNDIT:

Tovërlani trajner i Trepçës ‘89

Tovërlani trajner i Trepçës ‘89

Ish-trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, i cili vetëm disa ditë më parë u shkarkua nga posti i drejtorit sportiv në klubin bardhekaltër, është emëruar trajneri i ri i Trepçës ‘89, skuadër kjo e cila sivjet garon në Ligën e parë dhe që synim kryesor ka kthimin në elitë.

Prezantimi i Tovërlanit në “Riza Lushta” është bërë sot, kurse ai ka arritur marrëveshje me drejtuesit e “minatorëve” deri në qershor, por me mundësi vazhdimi nëse të dyja palët do të jenë dakord për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

“Nuk kam ardhur në Mitrovicë që të shesë mend, por për të punuar me përkushtim maksimal. E kam pranuar këtë sfidë për të punuar në Mitrovicë, që për mua nuk ka qenë e lehtë, por besoj se me punën që do ta bëjë do të kam edhe mbështetjen e të gjithë atyre që janë përreth këtij klubi”.

“Shpresoj se në fund të këtij edicioni së bashku do t’i gëzohemi kthimit në elitë”, ka pohuar Tovërlani, i cili pas finales së Kupës së Kosovës, Prishtina – Hysi, u dënua me katër muaj moskryerje të funksionit të trajnerit nga ana e Komisionit Disiplinor të FFK-së. Skuadra e Trepçës’89 momentalisht zë vendin e pestë, me katër pikë më pak se Ballkani që zë pozitën e parë. /rtk/