LAJMI I FUNDIT:

Toure: Nuk dua të largohem nga Barcelona

Toure: Nuk dua të largohem nga Barcelona

Mesfushori i Barcelonës, Yaya Toure, ka hedhur poshtë spekulimet se ai është në bisedime për të kaluar në Ligën Premier.

Liverpool, Manchester City, Arsenal dhe Manchester United, që të gjithë janë lidhur me një transferim të lojtarit të Bregut të Fildishtë në afatin kalimtar të janarit.

“E ardhmja ime në Barcelona është e kthjellët. Është mirë të lidhesh me klube prestigjioze, por unë jam këtu në Barcelona për momentin. Nuk zhvendosem askund, derisa Barcelona nuk pranon ofertën, dhe e di se nuk do të luaj një po një jo”, ka thënë lojtari për Skysports./Telegrafi/