LAJMI I FUNDIT:

Toure mund të largohet

Toure mund të largohet

Drejtori i përgjithshëm i Barcelonës, Joan Oliver, thotë se ata janë të gatshëm ta shesin mesfushorin Yaya Toure, nëse ai dëshiron të largohet.

Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Arsenali, që të gjitha janë lidhur me një transferim të mesfushorit të Bregut të Fildishtë.

“Rasti i tij është i ngjashëm me atë të Ibrahimovic, edhe pse Toure ka qenë me klubin për një periudhë më të gjatë. Ne nuk jemi të interesuar ta largojmë asnjërin prej këtyre lojtarëve, por nëse Toure nuk është i lumtur, ne nuk do ta detyrojmë atë të qëndrojë”.

“Ajo çfarë nuk do të ndodhë është të shkojmë kundër interesave tona. Nëse ai dëshiron të qëndrojë, ne do të jemi të ngazëllyer. Nëse jo, atëherë zgjidhja duhet të jetë e mirë për klubin, jo vetëm për lojtarin”, ka thënë Toure. /Telegrafi/