LAJMI I FUNDIT:

Toure: Lojtarët e Cityt të kënaqur me Mancinin

Toure: Lojtarët e Cityt të kënaqur me Mancinin

Kapiteni i Manchester Cityt, Kolo Toure, thotë se lojtarët janë të lumtur të punojnë me menaxherin Roberto Mancini.

Toure thotë se gjithçka është rozë në kampin e Cityt dhe se italiani është adaptuar mirë me jetën në Ligën Premier.

“Mendoj se menaxheri po bën një punë të mirë, pasi ka pasur rezultate. Ne kemi zhvilluar disa ndeshje shumë të vështira dhe kemi luajtur çdo dy ose tre ditë, me të cilën nuk jemi mësuar, por jemi ende në garë për top katërsh, që është caku ynë kryesor”, ka thënë Toure./Telegrafi/