LAJMI I FUNDIT:

Toure: Gallas nuk është lider

Toure: Gallas nuk është lider

Kapiteni i Manchester Cityt, Kolo Toure, ka kritikuar ish-bashkëlojtarin e tij te Arsenali, William Gallas, duke thënë se ai mendon më shumë për veten se për ekipin.

Toure, 29-vjeçar, kishte pasur një përplasje me Gallas gjatë sezonit të kaluar. Më pas Gallas u shkarkua nga roli i kapitenit pasi kishte publikuar një zënkë që kishte ndodhur në dhomën e zhveshjeve të topçinjve.

“Ai mendon më shumë për vetveten. Një lider është ai i cili mendon për gjithë ekipin”, ka thënë Toure për The Sun. /Telegrafi/