LAJMI I FUNDIT:

Totti rikthehet me hat-trick

Totti rikthehet me hat-trick

Kapiteni Francesco Totti ka shënuar tre gola për të ndihmuar ekipin e tij, Roma, të shënojë fitore me rezultat 3-1 në Olimpiko, në takimin e javës së 13-të të kampionatit italian ndaj Barit.

Totti kishte munguar për afro një muaj për shkak të lëndimit dhe në rikthimin e tij dëshmoi se vërtet Roma është e mangët pa të.

Italiani shënoi së pari nga penaltia në minutën e 6-të të ndeshjes, pasi portieri mysafir faulli sulmuesin Mirko Vucinic. Pas tetë minutash tjera, Totti dyfishoi epërsinë për vendasit duke shënuar nga gjuajtja e lirë, për ta vulosur fitoren pas më pak se gjysmë ore lojë, me golin e tij të tretë (28’), një gol fantastik nga kapiteni i gialorosëve.

I vetmi gol i mysafirëve, në fakt ishte autogol nga vendasit, pasi Marco Andreolli dërgoi topin në rrjetën e gabuar kur kishin mbetur edhe 17 minuta deri në fund të kohës së rregullt të ndeshjes.


Me tre pikët e reja Roma ngjitet në pozitën e dhjetë, me 18 pikë, aq sa ka edhe kundërshtari i sotëm, që mban pozitën e 9-të./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori