LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami në pozitën e katërt

Tottenhami në pozitën e katërt

Tottenham Hotspur ka shënuar fitore prej 2-0 përballë Sunderlandit për t’u pozicionuar në vendin e katërt në tabelë.

Robbie Keane (12’) dhe Tom Huddlestone (68’) shënuan golat për fitoren e pastër të vendasve, në takimin e zhvilluar në White Hart Lane.

Duke qenë se Manchester City barazoi 3-3 kundër Burnleyt, Tottenhami ngjitet në pozitën e katërt me pikë të barabarta me Arsenalin që të shtunën mbrëma zhvillon ndeshjen e javës së dymbëdhjetë të Ligës Premier. /Telegrafi/