LAJMI I FUNDIT:

Torres dhe Gerrard mungojnë kundër Sunderlandit

Torres dhe Gerrard mungojnë kundër Sunderlandit

Trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, të premten ka konfirmuar se Steven Gerrard dhe Fernando Torres nuk do të luajnë përballë Sunderlandit në ndeshjen e të dielës.

Të dy lojtarët u lënduan gjatë ndeshjeve me përfaqësueset e tyre, ashtu që nuk do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbimet e tyre në takimin kundër skuadrës së Lorik Canës.

Në konferencën e sotme për shtyp, Benitez ka thënë se të dy lojtarët kanë probleme me muskuj ashtu që kanë nevojë për kohë që të rikuperohen. /Telegrafi/