Liga Premier njihet si liga më e vështirë në Evropë, derisa ka arritur të prodhojë momente mjaftë interesante të vështira në këtë dekadë që po e mbyllim.
GiveMeSport ka përmbledhur dhjetë ndeshjet më interesante të kësaj dekade, e që disa prej tyre kishin momente edhe qesharake.
10) Tottenham Hotspur 5-3 Chelsea | 2015
Viti 2015 kishte filluar mbarë për Spurs që arritën ta mposhtin Chelsean që ishte lider i ligës. Harry Kane me dy golat e tij, Andros Townsend dhe Nacer Chadli që kishin shënuar në fitoren e parë të Mauricio Pochettinos ndaj Jose Mourinhos.
9) Liverpool 2-2 Chelsea | 2013
Luis Suarez kishte shënuar golin e barazimit për The Reds për t’i siguruar një pikë skuadrës së tij, mirëpo që kishte kafshuar në krah Branislav Ivanovicin, për t’u suspenduar më pas për dhjetë ndeshje.
8) Leicester 5-3 Manchester United | 2014
Djajtë e Kuq po fitonin 2-0 ndaj Dhelprave fal dy golave të Robin van Perisies, e që më pas shënoi edhe Angel Di Maria.
Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën ta përmbysnin rezultatin me golat e shënuar nga Jamie Vardy, që realizoi dy, David Nugent shënoi nga penalltia për 3-3, dhe Leonardo Ulloa që erdhi me golat e fitores.
7) Norwich City 4-5 Liverpool | 2016
Mbahet mend festimi i Jurgen Kloppit kur gjermani i kishte thyer edhe syzet e tij në golin e fitores.
The Reds ishin duke humbur 3-1, por që filluan ta ngushtonin epërsinë e rivalëve të tyre nga fundi i pjesës së parë.
Norwich mendonte se e kishte fituar së paku një pikë kur e siguruan barazimin 4-4 me golin e Sebastien Bassong, mirëpo Liverpoli e shënoi golin e fitore me anë të Adam Lallanas.
6) Arsenal 2-3 Tottenham Hotspur | 2010
Tottenham organizoi një rikthim të mrekullueshëm nga 2-0 për të mposhtur Arsenalin 3-2, duke fituar ndaj rivalëve të tyre nga Londra veriore për herë të parë në 17 vjet.
Topçinjtë kryesuan në gjysmën e pjesës së parë falë golave nga Samir Nasri dhe Marouane Chamakh.
Ata dominuan plotësisht skuadrën e Harry Redknapp në 45 minutat e para, por nuk ishin të gatshëm për atë që do të vinte.
Gareth Bale i riktheu Spurs në lojës pas pesë minutave nga ku kishte filluar pjesa e dytë dhe Rafael van der Vaart që barazoi shifrat nga pika e bardhë.
Pastaj, pas pesë minutash, Younes Kaboul shënoi golin e fitore, për ta heshtur stadiumin Emirates dhe për t’i marrë kështu tri pikë.
5) Crystal Palace 3-3 Liverpool | 2014
Humbja 2-0 në Anfield nga Chelsea ishte një goditje e madhe dhe në mënyrë efektive i dorëzoi Manchester City titullin e Ligës Premier.
Por, tetë ditë më vonë, ne pamë rrëzimin e skuadrës së Brendan Rodgers, ndërsa ëndrrat e tyre u rrëzuan në Parkun Selhurst.
Liverpoolit i duhej një fitore e madhe për të ushtruar presion në Man City dhe për të zvogëluar hendekun në diferencën e golave ndaj skuadrës së Manuel Pellegrini, dhe ata ishin në rrugën e duhur për ta bërë këtë kur kaluan në epërsi 3-0.
Por, ‘The Eagles’ në fund arritën t’i shikonin lojtarët e Liverpooli duke u marë një pikë nga ky takim.
4) Manchester City 2-1 Liverpool | 2019
Edhe sot është e freskët momenti kur topi nuk kishte kaluar vijën e portës së Cityt për 1.12 milimetra dhe Liverpoolit nuk iu pranua goli.
The Reds pësuan humbje 2-1 dhe kështu u erdhi fundi ecurisë së tyre prej 20 ndeshjeve pa humbje.
Sergio Aguero kishte shënuar për 1-0, mirëpo rezultati ishte barazuar me anë të Roberto Firminos. Golin e fitore spër Citizens e realizoi Leroy Sane, e që Liverpooli dështoi përsëri ta fitonte titullin e ligës.
3) Manchester United 8-2 Arsenal | 2011
28 gushti i vitit 2011 ishte i errët për The Gunners, pasi humbën në Old Trafford 8-2 ndaj Djajve të Kuq.
Skuadra londineze nuk kishte pësuar këso humbje turpëruese që nga vitit 1896. United ishte duke udhëhequr 3-1 pas pjesës së parë, por në të dytën i shënuan edhe pesë gola të tjerë, për dallim nga Arsenali që shënoi vetëm një.
2) Newcastle 4-4 Arsenal | 2011
Momenti ndaj Unitedit nuk ishte i fundit, pasi Arsenali u turpëruar edhe nga Newcastle.
Topçinjtë ishin duke fituar 3-0 ndaj rivalit në ligë, por ndeshja përfundoi 4-4 fal dy penalltive që i kishin fituar vendasit në 45 minutëshin e dytë.
1) Manchester City 3-2 Queens Park Rangers | 2012
Dy gola nga Sergio Aguero dhe një i Pablo Zabaletas bënë që City ta përmbyste rezultatin ndaj Rangers e që në atë vit City arriti ta fitonte Ligën Premier me golin dramatik të argjentinasit në fund, pasi Djajtë e Kuq i rivalizonin atë me vetëm një pikë dallim. /Telegrafi/
Aguero: “When I think about that title winning goal against QPR, I don’t think of myself. I think of the excitement of the fans and my teammates.” 👏🏻👏🏻 #MCFC pic.twitter.com/t3lQXcHrcY
— ManCityzens (@ManCityzenscom) July 28, 2019
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi