LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, mbyllen tre ambalazhues uji

Tiranë, mbyllen tre ambalazhues uji

Inspektorët e autoritetit kombëtar të ushqimit kanë mbyllur përkohësisht tre subjekte të ambalazhimit dhe tregtimit të ujit të pijshëm me bidona 6 litra. Kjo masë është ndërmarrë pas disa inspektimeve në këto subjekte të cilave u janë lënë detyra për të përmirësuar situatën.

"Nga inspektimi që kemi bërë aktualisht një pjesë e masave janë respektuar, një pjesë tjetër nuk janë respektuar. Ne vazhdojmë të kemi një afat për respektimin e masave të tjera, më të shkurtër se afati i parë në mënyrë që të zbatohen. Subjektet e tjera i kemi bllokuar për arsyen e thjeshtë sepse përgjithësisht nuk kanë njohuri të nevojshme në trajnimin e personelit dhe njëkohësisht nuk kanë marr masat e nevojshme për sa i përket praktikave higjienike", tha Rezart Thupi, drejtor i riskut në AKU.

Në Tiranë ka me dhjetëra subjekte që tregtojnë ujin e pijshëm me bidona 6 litërsh dhe shumica e tyre punojnë krejt jashtë standardeve. Kjo vec prishjes së tregut dhe konkurrencës është edhe një rrezik për konsumatorët e këtij produkti, shitjet e të cilit në verë rriten ndjeshëm. /Alsat/Telegrafi/