LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Liverpoolit paguajnë aeroplan me reklamë mbi kampin stërvitor të Unitedit, ia kujtojnë gjashtë trofetë e Ligës së Kampionëve

Tifozët e Liverpoolit paguajnë aeroplan me reklamë mbi kampin stërvitor të Unitedit, ia kujtojnë gjashtë trofetë e Ligës së Kampionëve

Disa tifozët të Liverpoolit thuhet se kanë paguar një aeroplan për të fluturuar mbi kampin e trajnimit të Manchester Unitedit në Perth të Australisë me mesazhin “Liverpool 6x Europian Champions”, duke ia kujtuar gjashtë trofetë e fituara të Reds në Evropë.

Rivaliteti i madh mes dy klubeve më të mëdha angleze është i ditur nga të gjithë dhe urrejtja mes vete është shumë e madhe.

Në secilën kohë, njerëzit e klubit apo edhe tifozët mundohet të poshtërojnë kundërshtarin dhe të tregojnë superioritetin e tyre.


Unitedi arrin në Australi për përgatitjet para sezonale, Lingard dhe Pogba përfshihen në përleshje verbale
Lexo po ashtu Unitedi arrin në Australi për përgatitjet para sezonale, Lingard dhe Pogba përfshihen në përleshje verbale

Diçka të tillë kanë bërë disa tifozë të Liverpoolit, të cilët kanë paguar një aeroplan për të fluturuar mbi kampin stërvitor të Unitedit në Perth.

Duket se tifozët kanë paguar një sasi të konsiderueshme të parave për të përulur skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer para sezonit të ri.

Sipas agjencisë lokale, Air Ads, një fluturim dy-orësh me një mesazh reklamimi kushton 1,150 dollarë.

Unitedi po merr pjesë në një seancë trajnimi të hapur në terrenin WACA përpara ndeshjes së tyre të parë të turneut kundër Perth Glory të shtunën më 13 korrik.

Skuadra e Solskjaer pastaj do të luaj kundër rivalëve të Leeds United të mërkurën më 17 korrik.

Ndoshta mesazhi i aeroplanit do të jetë më shumë një motivim se diçka tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

La Liga
Çmimi i Gyokeres u zbulua pasi sulmuesi i Sportingut 'vendos' për klubin e tij të ardhshëm

Çmimi i Gyokeres u zbulua pasi sulmuesi i Sportingut 'vendos' për klubin e tij të ardhshëm

Premier League
Mbledhja urgjente e federatë spanjolle: Real Madridi refuzon të marrë pjesë për rastin e tyre

Mbledhja urgjente e federatë spanjolle: Real Madridi refuzon të marrë pjesë për rastin e tyre

La Liga
Lautaro në verë te gjiganti i Ligës Premier?

Lautaro në verë te gjiganti i Ligës Premier?

Premier League
Dy zbulimet e sezonit te Arsenali nuk lejohen në dhomën e zhveshjes me pjesën tjetër të ekipit - ata përgatiten në një dhomë tjetër

Dy zbulimet e sezonit te Arsenali nuk lejohen në dhomën e zhveshjes me pjesën tjetër të ekipit - ata përgatiten në një dhomë tjetër

Premier League
Zbulohet paga shokuese Dorgu te Man United

Zbulohet paga shokuese Dorgu te Man United

Premier League
Kalo në kategori