LAJMI I FUNDIT:

Thesari mund të shesë aksionet e GM

Thesari mund të shesë aksionet e GM

Mediet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar se Departamenti Amerikan i Thesarit, në këtë verë ose në vjeshtë mund të shesë një pjesë të madhe të 33 për qind të aksioneve që ka te General Motors (GM).

Mediet raportojnë se një veprim i tillë mund të thellojë humbjet e investimit 50 miliardë dollarë të taksapaguesve tek prodhuesi i parë amerikan në industrinë e auto-veturave. Megjithatë ende nuk është marrë një vendim si për momentin kur do realizohet shitja e aksioneve si dhe sasia që do të shitet.

Më herët burime të ndryshme kanë thënë se thesari do të shesë aksione në vlerën e 10 miliardë dollarë. Por ndërkohë vlera e aksioneve të GM ka rënë me 9 për qind qe nga çmimi 33 dollarë për aksion që regjistroi në ofertën e parë publike të kryer në fundin e vitit të kaluar. Në ditën e hënë aksionet e kompanisë u mbyllën me 29.97 dollarë.

Sipas Wall Street Journal qeveria ka vullnet për të pranuar humbje në këtë investim pasi administrata Obama kërkon të japë fund përfshirjes së saj në menaxhimin e prodhuesit të veturave përpara fillimit të zgjedhjeve presidenciale të 2012. /Telegrafi/