LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takon shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, flasin për zgjedhjet e 22 tetorit

Thaçi takon shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, flasin për zgjedhjet e 22 tetorit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin ka biseduar për organizimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë të diel në vendin tonë.

Sipas një njoftimi, Presidenti Thaçi e falënderoi ambasadorin Braathu për mbështetjen që Misioni i OSBE-së i ka dhënë KQZ-së në organizimin e zgjedhjeve.


“Të gjitha institucionet e vendit kanë ndërmarrë të gjitha masat që çdo qytetari të Kosovës t’i garantohet e drejta që të votojë, i lirë, pa frikë, në ditën e zgjedhjeve”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Po sipas njoftimit, shefi i misionit të OSBE-së Braathu ka shprehur gatishmërinë e OSBE-së për mbështetjen në organizimin e zgjedhjeve.

“OSBE do të mbështesë KQZ-në në organizimin e zgjedhjeve në gjithë territorin e Kosovës, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës”, u shpreh Ambasadori Brathu.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka ndërtuar traditë të mirë në organizmin e zgjedhjeve.

“Kosova ka dëshmuar se ka ndërtuar traditë të mirë në organizimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike. Besoj se kjo praktikë e mirë do të rikonfirmohet edhe në zgjedhjet e së dielës, që do të mbahen në vendin tonë”, ka theksuar presidenti Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori