LAJMI I FUNDIT:

Thaçi si Sali Berisha, favorizoi Bechtel

Thaçi si Sali Berisha, favorizoi Bechtel

Në Shqipëri, kryeministri Sali Berisha pa tender ja dha ndërtimin e autostradës kompanisë së fuqishme amerikane Bechtel-Enka, ndërsa në Kosovë, qeveria e kryesuar nga Thaci ka favorizuar këtë kompani. Gazeta Shqiptare thekson se kompania Bechtel” transferoi zyrat në Kosovë tre muaj para se të fitonte tenderin për rrugën Morinë-Merdare.

Autostrada dukej prej kohësh një projekt i sigurtë në duart e konsorciumit amerikano-turk, edhe pse ajo e fitoi zyrtarisht këtë tender vetëm dy ditë më parë.

Pavarësisht nga fakti se gjatë gjithë kësaj kohe ishte ende në garë me shtatë kompanitë e tjera konkuruese, kompania ka nxituar të transferojë zyrat në afërsi të kufirit me Kosovën, ndërkohë që në të njëjtën kohë vazhdonte ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës.

Transferimi i zyrave në afërsi të kufirit me Kosovës muaj të tërë para shpalljes së fituesit të tenderit, sinjalizonte në një farë mënyre se kompania nuk kishte shumë dyshime për vendimin përfundimtar lidhur me garën mes kompanive. Media kosovare ka shkruar vazhdimisht se dihej prej kohësh që oferta e “Bechtel Enka” konsiderohej nga ekspertët e ministrisë si më e mira për tenderin, edhe pse nuk ka ende një ide të qartë për koston përfundimtare të rrugës dhe as një projekt të detajuar për të.


Zyrtarët e Ministrisë së Transporteve në Kosovë kanë bërë të ditur se kompania do të nisë shumë shpejt negociatat me ekspertët e ministrisë, gjatë të cilave do të paraqiten edhe të dhënat teknike si dhe kostoja e planifikuar e rrugës që do të ndërtohet. Ministri i Transporteve, Fatmir Limaj, tha se kostoja fillestare e projektit ishte 649 milionë euro, por me modifikimet e reja, ajo arriti në rreth 700-800 milionë euro, një vlerësim paraprak ky që u dha nga kompania “Bechtel Enka”.

Rruga do të përfundojë brenda 36 muajsh nga koha e nisjes së ndërtimit, sipas ekspertëve të kompanisë. Media kosovare nuk ka zbuluar dot shumë detaje të projektit për rrugën Morinë-Merdare, që pritet të bëhen të ditura gjatë negociatave me Ministrinë e Transportit.

Por sipas saj, kjo kompani konsiderohej gjerësisht fituese e ardhshme e tenderit, për shkak të afërsisë që kishte me Kosovën dhe faktin se po ndërtonte një autostradë të kësaj natyre në anën tjetër të kufirit, në territorin shqiptar. Pavarësisht nga kjo, ekspertët thonë se kriteri kryesor që e bëri fituese në këtë tender ishte fuqia kapitale e kompanisë.

Saktësisht, 50 për qind të pikëve ka marrë çmimi që është vlerësuar si më i ulëti, ndërsa 50 për qind të pikëve të tjera, janë fituar për anën teknike të kompanive dhe aspekti kohor. Procesi tenderimit është konsideruar si faza më e vështirë dhe më e rëndësishme në këtë projekt shumëmilionësh. Autostrada prej 118 kilometrash, që do të përshkojë një pjesë të madhe të territorit të Kosovës, do të kalojë në 8 komuna.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Ekonomi
Kalo në kategori