LAJMI I FUNDIT:

Thaçi prezanton programin ekonomik të hartuar në Bullgari

Thaçi prezanton programin ekonomik të hartuar në Bullgari

Gjatë mbledhjes së rregullt të Qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi pritet t’ia prezantojë këtë program kabinetit qeveritar, dhe prioritetet kryesore të zhvillimit të vendit, të hartuar ditë më parë në Bullgari.

Ky dokument konsiderohet strategjik dhe parasheh vizionin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit. Pas miratimit në qeveri, plani për zhvillim ekonomik do të kalojë në Kuvend për diskutim dhe miratim.

Plani për zhvillim ekonomik pritet të përfshijë objektivat buxhetore, infrastrukturore, bujqësore, zhvillimin e sektorit të energjisë e të minierave dhe atë të partneritetit publiko-privat. /Telegrafi/