LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Partneriteti privat edhe në infrastrukturë

Thaçi: Partneriteti privat edhe në infrastrukturë

Në ceremoninë zyrtar të kalimit të menaxhimit me Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës "Adem Jashari” ka marrë pjesë edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili tha se Kosova do ta ketë një aeroport të klasit botëror. Ai ka paralajmëruar për përfshirjen e sektorit privat edhe në fusha të tjera.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se përmes Partneriteti Publiko-Privat, Kosova do të ketë një aeroport të klasës botërore, të operuar me nivele shumë më të larta të cilësisë, që kontribuon me të hyra edhe në buxhetin publik.

"Së shpejti do të fillojmë me aplikimin e Partneriteteve Publiko-Private në ndërtimin dhe operimin e rrugëve dhe autostradave, spitaleve, shkollave, çerdheve, parkingjeve, parqeve, ndërtesave publike, transportit urban, e shumë të tjera të ngjashme”, theksoi kryeministri Thaçi.

Në ceremoni kanë marrë pjesë ambasadorja e Turqisë, ambasadori i Francës, presidenti i Limak Group, Azza El Abd nga USAID, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Qeverisë. /Telegrafi/