LAJMI I FUNDIT:

Thaçi paraqet idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Thaçi paraqet idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë, sonte ka paraqitur idenë e tij për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, si një zgjidhje finale e paqes mes dy vendeve.

Ai duke folur në këtë forum, tha se zyrtarisht kanë lansuar etapën e fundit të bisedimeve Kosovë – Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa foli edhe për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Britania e Madhe: Ideja për ndarje dhe këmbim territoresh ndërmjet Kosovës e Serbisë, ka rrezik e çmim
Lexo po ashtu Britania e Madhe: Ideja për ndarje dhe këmbim territoresh ndërmjet Kosovës e Serbisë, ka rrezik e çmim

“Kemi diskutuar gati për 5-6 vjet me Aleksandërin, dhe tash kemi vendosur që të hulumtojmë çdo mundësi dhe nga perspektiva ime, përfshi edhe korrektimin e kufirit për të arritur marrëveshje.  Vendet e regjionit, shtetet anëtare të BE-së, ose edhe vendet tjera nga bota, nuk duhet të kundërshtonin ose të frikësoheshin nga marrëveshja potenciale e paqes në mes Kosovës dhe Serbisë, mbase edhe nëse një marrëveshje e tillë do të mund të kishte edhe korrektim të kufirit”, tha Thaçi.


Thaçi e Vuçiq në Forumin Evropian në Alpbach
Lexo po ashtu Thaçi e Vuçiq në Forumin Evropian në Alpbach

“Dua të garantoj të gjithë se marrëveshja potenciale në mes Kosovës dhe Serbisë, me këtë skenar, nuk do të jetë në linja etnike. Kosova do të mbetet shoqëri multietnike dhe do të vazhdojë t’i mbajë standardet më të larta në kuptim të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve. Parimi i njëjtë do të vlejë edhe për Serbinë, sepse paqja dhe marrëveshja paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, dhe njohja bilaterale do të ketë një reflektim pozitiv për të gjithë regjionin më gjerë. Ndoshta kjo marrëveshje potenciale, do të jetë kontributi më i madh nga Ballkani perëndimor për agjendën e zgjerimit të BE-së”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Ndërkaq, Komisioneri per Zgjerimin e BE-se, Johanes Hahn ka mbështetur presidentët Vuçiq e Thaçi.

“I duartrokas Thaçin dhe Vuçiq për angazhimin e tyre. Së pari dhe më kryesorja, një zgjidhje duhet të vijë prej tyre. Duhet të jetë një kontribut për paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin. Ky do të jetë çelësi për BE-në”, ka thënë Hahn në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Lajme
Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm

Lajme

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Lajme
Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Kalo në kategori