LAJMI I FUNDIT:

“Ka të veshur xhemper të zi me simbole” – shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

“Ka të veshur xhemper të zi me simbole” – shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, pasi 8-vjeçari Alp Krasniqi është raportuar i humbur.

Policia e Kosovës dhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit kanë nisur menjëherë kërkimin për gjetjen e tij.

Pas apelit për ndihmë, gjatë orëve të vona të së dielës, shumë qytetarë janë bashkuar në përpjekjet për të gjetur Alpin i cili sipas familjarëve është me autizëm.


Policia ka marrë masa të shpejta dhe ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e humbjes së tij, ndërkohë që Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit ka angazhuar një ekip të posaçëm për kërkimet intensive.

“Njësitet policore relevante ekipe të K-9, FSK, ekipe të kërkim shpëtimit dhe qytetarë të shumtë janë në kërkim të fëmijës të lindur më 2016, ku sipas deklaratës së prindit i njëjti nuk është kthyer në shtëpi”.

“Kush do që ka çfarë do informate për vendndodhjen e tij të lajmërojë menjëherë Policinë e Kosovës në Gjilan në nr. 192“, tha zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Kërkimet janë zhvilluar gjatë gjithë natës dhe kanë vazhduar edhe pas orës 23:00.

Policia vazhdon të kërkojë informacion nga çdo qytetar që mund të ketë parë ndonjë shenjë të Alp Krasniqit, dhe ka ftuar ata që kanë informacione të kontaktojnë menjëherë me autoritetet.

Alpi ka të veshur xhemper të zi me simbole të bardha. Kushdo që ka informacione të thërras në këtë numër telefoni:  049/902-750./Telegrafi/