LAJMI I FUNDIT:

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Cody Gakpo ka dhënë një paralajmërim të madh për të ardhmen e yllit të Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.

Alexander-Arnold do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe pritshmëritë janë që do të transferohet tek Real Madridi si lojtar i lirë.

Asgjë nuk është zyrtarizuar ende në këtë drejtim, por e ardhmja e kapitenit Virgil Van Dijk dhe Mohamed Salah tashmë është bërë e ditur javë më parë.


Tani me titullin e siguruar dhe pesë ndeshje për t’u luajtur, një bashkëlojtar ka shtuar edhe më shumë pasiguri me atë që disa tifozë shpresojnë se mund të jetë një rrëshqitje.

Duke folur pas triumfit ndaj Tottenhamit, reprezentuesi holandez Cody Gakpo foli me optimizëm për të ardhmen e skuadrës.

“Tani me Salah dhe Van Dijk që po qëndrojnë dhe Trent shpresojë që po ashtu, ata mund të vazhdojnë të ndërtojnë histori”, ka thënë Gakpo.

Pep Guardiola i dërgon një paralajmërim Liverpoolit pak çaste pasi u shpallën kampionë
Lexo po ashtu Pep Guardiola i dërgon një paralajmërim Liverpoolit pak çaste pasi u shpallën kampionë

Duke marrë parasysh situatën dhe faktin që deklarata e Gakpos nuk dhuroi asgjë, ka një koment të vogël që mund të lë shumë gjëra për t’u kuptuar.

Interpretimi i parë është që Alexander-Arnold do të qëndrojë tek Liverpooli dhe Gakpo vetëm e konfirmoi këtë.

I dyti është që Gakpo nuk di më shumë se sa ne dhe ai shpreson sinqerisht që Alexander-Arnold nuk e ka ndarë ende mendjen e tij dhe do të zgjedhë të qëndrojë tek Liverpooli./Telegrafi/