Ndeshja e dytë e serisë gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Pejës në palestrën ‘Sezai Surroi’ u mbyll me polemika të mëdha.
Bashkimi ia doli që ta sigurojë fitoren me rezultat 84:78 ndaj pejanëve pas vazhdimeve, të cilat lanë një shijë të hidhur për shikuesit.
Teksa kishin mbetur edhe 5.3 sekonda para se të përfundonte takimi, ndodhi një përleshje mes disa personave në parket ku fillimisht pati dyshime se u përfshinë edhe lojtarë.
Nga ana e Pejës përmes një njoftimi në rrjetet sociale kishin bërë me dije se lojtari i tyre Marquez Towns ishte goditur me grushta në kokë, por çuditërisht ky postim u fshi me të përfunduar takimi.
Sidoqoftë, nga pamjet e incidentit që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, duket se e vërteta nuk qëndron krejtësisht ashtu.
Sipas asaj që shihet në video, duket se i gjithë ky incident ka ndodhur si pasojë e përleshjes së disa prej tifozëve vendas të Bashkimit të vendosur në tribunën VIP.
Dyshimet ishin se lojtari pejan Townes dhe lojtari vendas Lejson Zeqiri u munduan që të ndajnë palët e përfshira në këtë rast dhe si pasojë u goditën.
Mund ta vlerësoni personalisht se kush ishte fajtori në këtë rast në bazë të pamjeve të mëposhtme./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!