LAJMI I FUNDIT:

Dy aksidente me 9 të lënduar: Range Rover merr flakë pasi përplaset me trafikndarësen në Lushnjë

Dy aksidente me 9 të lënduar: Range Rover merr flakë pasi përplaset me trafikndarësen në Lushnjë

Dy aksidente me nëntë të plagosur dhe përfshirjen e katër automjeteve ndodhën përgjatë së dielës në Lushnjë.

Aksidenti i parë i rëndë u regjistrua në Bay Pasin Pluk- Savër ku një mjet tip range Rover me targa  AV 674 doli nga rruga, duke u përplasur me trafikndarësen dhe më pas shpërtheu në flakë.

Si pasojë e përplasjes u plagosën 5 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Sipas burimeve policore në automjet udhëtonin Alfred, Ramis, Akile, Valbona dhe Besard Krasniqi.

Ata ndodhen në spitalin e Lushnjes dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore. Shkak për përplasjen dyshohet të jetë bërë shpejtësia mbi normën e lejuar dhe lagështia në rrugë.


Ky aks rrugor është problematik për drejtuesit e mjeteve sa herë bie shi, sepse mban ujë

Aksidenti i dytë ndodhi në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës. Tre mjete u përplasën në seri por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Katër persona janë transportuar në spitalin e Lushnjes për ekzaminime shëndetësore.

Sipas të dhënave të para dyshohet se një prej mjeteve  ka përplasur mjetin që ishte para tij në pamundësi të frenonte për shkak të lagështirës, por edhe ky u përplas nga pas nga një tjetër mjet.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës, një hap prapa i paralajmëruar

Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës, një hap prapa i paralajmëruar

Politikë
Vrau tri gra brenda një ore - Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm

Vrau tri gra brenda një ore - Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Cilat janë analizat e gjakut që na tregojnë gjendjen e përgjithshme? Flet hematologu Gashi

Cilat janë analizat e gjakut që na tregojnë gjendjen e përgjithshme? Flet hematologu Gashi

Shëndetësi
Përfundon numërimi i votave brenda Shqipërisë, PS merr 83 mandate, PD humb edhe 2

Përfundon numërimi i votave brenda Shqipërisë, PS merr 83 mandate, PD humb edhe 2

Lajme
GLPS: Kriza institucionale i kushtoi vendit me mosanëtarësim në Këshillin e Evropës

GLPS: Kriza institucionale i kushtoi vendit me mosanëtarësim në Këshillin e Evropës

Lajme
Muja: LDK është kontradiktore në logjikë por konsistente në mbrojtjen e grupeve të interesit

Muja: LDK është kontradiktore në logjikë por konsistente në mbrojtjen e grupeve të interesit

Lajme
Kalo në kategori