LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Krahasimi i çmimeve krijon konfuzion

Thaçi: Krahasimi i çmimeve krijon konfuzion

Kryeministri, Hashim Thaçi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se Qeveria të çilen e drejton ai do t'i respektoj të gjitha çështjet konfidenciale të kontratës që ka të bëjë më ndërtimin e autostradës Vermicë –Merdare.

Kryeministri duke iu përgjigjur kryesisht deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ripërsëriti edhe një herë se projekti i autostradës është projekti më transparent. Krahasimi i çmimeve të betonit dhe çmimeve të tjera krijon konfuzione. “Nuk mund të krahasohet një element i kostos me koston e përgjithshme sepse krijon konfuzion. Krahasimi i betonit është sikur të flitet për çmimin e mollës dhe dardhës”, theksoi ai.

Thaçi tha se Qeveria do të respektoj dispozitat Kushtetuese dhe ligjore që kanë të bëjnë me autostradën. Ai i ka ftuar deputetët për të bërë debat lidhur me autostradën.

Ndërkaq, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se deklarimet e dy ministrave të Qeverisë për kontratën të cilën e kishin publikuar ata tregonte se kjo kontratë mund të jetë e vërteta, por ata thonë se kontrata përfundimtare mund të jetë shumë më e favorshme se sa ajo e publikuar nga ta. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Ekonomi
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori