LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e pranon, Haxha më telefonoi

Thaçi e pranon, Haxha më telefonoi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar se drejtori ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha e ka telefonuar atë me kërkesën e një ambasadori por ai nuk ka ndërhyrë apo të ketë ndikuar diçka për rastin e licencës dhënë Dardafonit.

"Është e vërtet se një ambasador i ka kërkuar zotit Haxha që të më telefononte. Më ka telefonuar dhe përgjigja ime ka qenë e qartë se është në autoritetin tuaj, e jo në autoritetin e Qeverisë", ka thënë Thaçi në një intervistë për Koha Ditore. /Telegarfi/