LAJMI I FUNDIT:

Thaçi flet për Sylejman Selimin: Sot e kemi ndier mungesën e tij (Video)

Thaçi flet për Sylejman Selimin: Sot e kemi ndier mungesën e tij (Video)

Presidenti i Republikës së Kosovës, njëkohësisht Komandanti Suprem i FSK-së, Hashim Thaçi ka thënë se dita e sotme është ditë historike por edhe normale dhe e zakonshme pasi kemi ushtruar të drejtën tonë për të themeluar ushtrinë.

“Rrugëtimi i Ushtrisë së Kosovës është i gjatë që nga themelimi i UÇK-së, luftës heroike që është zhvilluar për të arritur në themelimin e TMK-së, FSK-së, për të ardhur te kjo ditë e madhe”.

Thaçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se meritat për themelimin e Ushtrisë së Kosovës u takojnë gjithë qytetarëve të Kosovës.


“Pa luftën heroike të UÇK-së nuk do të ishim as të lirë, as të pavarur, as sovran dhe nuk do të arrinim këtë ditë të madhe që ëndrrën tonë ta shndërronim në realitet”, deklaroi Thaçi, përcjell Telegrafi.

Duke folur për veshjen e uniformës ushtarake, Thaçi thotë se ishte koha që të ushtrojë këto kompetenca dhe të respektoj kushtetutën.


“Në kohën e luftës kam veshur uniformën e luftës…Sa e kam dashur uniformën e UÇK-së, e dua dhe e respektoj edhe uniformën e FSK-së. E vesha tash pasi pas pesë vitesh vonesë arritëm ta miratojmë ligjin për ushtrinë”.

Presidenti ka përshëndetur edhe votimin e gjithë spektrit politik shqiptar dhe joshqiptar, por është gëzuar shumë edhe nga festa e qytetarëve anë e mbanë Kosovës.

“Sot e kemi ndier mungesën e komandantit të parë të FSK-së, Sylejman Selimi, të cilin dua ta falënderoj për kontributin e tij në vënien e bazave të FSK-së në rrafshin profesional. Por, jetojmë në rrethanat si jetojmë…”, tha ndër të tjera presidenti Hashim Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori