LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Autostrada do të vazhdojë, pavarësisht kundërshtimeve

Thaçi: Autostrada do të vazhdojë, pavarësisht kundërshtimeve

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha të enjten gjatë interpelancës të kërkuar nga Vetëvendosje, se projekti i autostradës nuk është projekt i tij personal. Ai tha se çfarëdo qeverie e i cila vjen në të ardhmen duhet të vazhdojë projektin e “autostradës së integrimit” .

Kryeministri Hashim Thaçi tha se dinamika e punimeve në autostradë tregon se në segmente te caktuara të autostradës punime do të kryhen 12 muaj para afatit.“40 kilometrat e para të autostradës Morinë- Suharekë do të përfundojnë deri në tetor apo në fillim të nëntorit. Punët do të vazhdojnë për ketë vit, Qeveria për autostradën ka paraparë rreth 250 milionë euro”ka treguar Thaçi.

Sipas tij, kundërshtimi i autostradës është “naivitet dhe padituri”, interpelanca për autostradën është kërkuar për të krijuar zhurmë e urrejtje politike e një grupi opozita.

Kryeministri ka thënë se me publikim e draft kontratës nga ana e lëvizjes Vetëvendosje është dëmtuar imazhi i Kosovës karshi investitorëve potencial. “Draft kontrata e publikuar është manipulim me opinionin publik. Duke bërë publike në mënyrë të paligjshme të kësaj kontrate i kanë shkaktuar dëme të mëdha. Veprim i pa matur dhe antiligjor do ta dëmtoj imazhin e Kosovës në raport me investitorëve potenciale”, është shprehur shefi i Qeverisë.


Sipas kryeministri aktualisht në autostradë janë duke punuar 3100 punëtorë prej tyre sipas tij, 68 për qind punëtor lokal. Kurse për krahasimin e kontratave ai tha se kantata e autostradës nuk është kontratë lokale. Procesi i ndërtimit ka qenë procesi më transparent. Është e pa logjikshme të krahasohet me kantatat lokale kjo kontratë është ndërkombëtare. Po ashtu është kantatat më e favorshëm krahasuar me të cilën do kontrata në rajon”, tha ai.

Kurse deputetët e opozitës parlamentare kanë përkrahur pjesërisht autostradën me vërejtje të caktuar, sipas tyre autostrada nuk do të nderohet deri ën Merdar por vetëm deri në Prishtinë.

Blerim Shala nga AAK-ja tha se nuk ekziston autostrada Vërmicë Merdar, sepse siç tha ai “kontrata e nënshkruar vlen për vijën Vermicë- Prishtinë. Projekti ekziston por nuk e specifikon deri Merdarë. Çmimi në faqen 25 të marrëveshjes së FMN-së ‘Stand By’ Autostrada Prishtinë Vermicë do të kushtoj 1.4 miliardë euro”, theksoi Shala.

Ndërkaq, Glauk Konjuvca nga Lëvizja Vetëvendosje tha se as një shqiptar që e do kombin e vetë nuk është kundër autostradës. “Nuk jemi kundër autostradës por kundër kantatës. Kryeministri nuk është aq i trashë për të dalluar autostradën dhe kontratën”, theksoi Konjuvca. Sipas tij Vetëvendosje dyshojnë s kontrata e lidhur me Bechtel & Enka e mbi ngarkon financiarisht shtetin e Kosovës dhe është e një anshme.

Ismet Beqiri nga LDK-ja tha se për qytetarët e Kosovës është nderi i veçantë që mban emrin presidentit Rugova ai tha se LDK- konsideron s ky projekt madhor është me një rendësi të veçantë. Beqiri tha se ka disa çështje të cilat kanë mbetur sekrete.

Rrëzohet mocioni i Vetëvendosjes

Ndryshe mocioni nga Vetëvendosje nuk i ka marr votat e mjaftueshme te deputetëve. Ai është rrëzuar me 35 vota kundër, 19 pro dhe 1 abstenim.

Lëvizja Vetëvendosje në mocionin e saj ka kërkuar nga Qeveria ta publikojë menjëherë gjithë dokumentacionin për autostradën, Kuvendi të angazhojë grup ekspertësh për rishikimin e kontratës me kompaninë Bechtel & Enka, të bëhen ndryshime në disa pjesë të kontratës të cilat janë të pafavorshme për buxhetin e Kosovës dhe të raportohet çdo tre muaj para Kuvendit për shpenzimet dhe pagesat që bëhen për autostradën Morinë-Merdar. /Telegrafi/