Gati se tre ditë me radhë në disa pjesë të qytetit të Tetovës mungon uji i pijshëm. Referuar në informatën e NPK-së të publikuar në rrjetet sociale qëndron se ka defekte rrugën Kongresi i Manastirit dhe Sami Frashëri.
Në ndërkohë pas një kohe të gjatë para mediave ka folur edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila është pyetur për mungesën e ujit dhe për kualitetine ujit në qytetin e Tetovës ku uji mban erë të pazakontë. Arifi me këtë rast është thirrur në raportet e Qendrës për Shëndet Publik ku sipas këtij institucioni uji është i pijshëm dhe përgjegjësia për këtë çështje bie mbi këtë institucion theksoi ajo.
“Nëse flasim për institutin për shëndet publik, unë mednoj se deri më tani të gjitha rezultatet që i ka dhënë kanë qenë si pozitive, dhe të njejtat rezultate që janë dërguar deri tek enti për shëndet publik në Shkup poashtu kanë ardhur si pozitive, prandaj i vetmi institucion që mund të jap indikacione për këtë çështje është vetëm instituti për Shëndet Publik, derisa ai jep të dhëna se rezultatet janë si duhet atëherë në si të tillë e përdorim andaj edhe përgjegjësia është mbi këtë institut.Mendoj se nuk ka indikacione ashtu siç thoni ju, dhe kualiteti i ujit është mjaft i mirë”, tha Arifi për TV Koha.
Lidhur me mungesën e ujit dhe rekomandimeve për tu bërë analiza më të mira në rrjetin e ujësjellësit sipas Arifit, lejen për ujësjellësin e ka dhënë vetë instituti për Shëndet Publik.
“Mund të ketë probleme koh pas kohe ndonjëherë, sepse duhet të kemi parasysh faktin se ujësjellësi dhe stacioni i filtrimit është një novitet për Ndërmarrjen tonë dhe koh pas kohe vazhdon të kryhen testimet, përndryshem kemi sasi të mjaftueshme nga të dy sistemet e ujësjellësit ka mjaftueshëm. Ne vazhdojmë me inspektimin por ajo që mund të them është se ne e kemi lejen për ta përdoruru ujin për pije në Tetovë”, tha Arifi.
Gati se një muaj uji i pijshëm në Tetovë ka shije dhe erë tjetër nga ai që ishin mësuar qytetarët më herët të konsumonin.Së këndejmi kjo ka bërë që qytetarët të kenë frikë për të konsumuar ujin që rrjedh në çezmat e tetovarëve.Ata druajnë se uji me shije dhe erë tjetër të pakëndshme mund edhe të jetë i përhershëm. Përgjegjësit e arsyetojnë panikën dhe shqetësimin e banorëve të Tetovës që ka të bëjë me ujin e pijshëm Sipas mjekëve në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë edhe analizat shtesë të bëra tregojnë se uji është i sigurtë për pije në Tetovë.
“Nëse kemi informaat se uji është i sigurtë dhe nuk ka erë dhe shije të mirë, atëherë mundet edhe të mos e konsumoni dhe të shfrytëzoni ujë të ambalazhuar por ka edhe të atillë që nuk e ndjejnë ndryshimin e shijes dhe e konsumojnë”, thotë Ratko Davidovski mjek.
Tetovarët furnizohen me dekada të tëra me uj nga mali Sharr i cili edhe pse nuk ka qenë i mjaftueshëm për nevojat e tetovarëve, megjithatë ka qenë i pastër.Para një muaji kur u lëshua në përdorim ujësjellësi i ri i cili me ujë furnizohet nga Lumi Shkumbin dhe Leshnicë, me ç`rast qyteti ka edhe 200 litra ujë shtesë, por megjithatë pas normalizimit të gjendjes me ujin tashmë tetovarët përballen me këtë dukuri. /Tv Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker