LAJMI I FUNDIT:

“Termokos”, përmbyllë 2009-en me telashe të shumta

“Termokos”, përmbyllë 2009-en me telashe të shumta

Ndërmarrja shoqërore “Termokos”, edhe me tej vazhdon të ballafaqohet më probleme të shumta. Në konferencën përmbyllëse të këtij viti, drejtuesit e kësaj ndërmarrje nuk kanë gjetur shumë motiv për t’u lavdëruar më të arriturat apo me sukseset e këtij viti, por kanë shpalosur problemet më të cilat ata janë ballafaquar.

Ndërmarrja shoqërore “Termokos”, e cila njihet ndryshe edhe si ngrohtorja e kryeqytetit, ka arritur që gjatë këtij viti të rris inkasimin për rreth 17 përqind, mirëpo kjo e arritur nuk ka mjaftuar që përfaqësuesit e kësaj ndërmarrje të ndihen krenar që kanë mbyllur një vit të suksesshëm.

Kryeshefja e Termokos-it Fllanza Pula, në konferencën përmbyllëse të këtij viti, ka shpalosur vështirësitë në të cilat kanë hasur gjatë punës së tyre gjatë këtij viti.

Vështirësitë kryesore më të cilat është ballafaquar kjo kompani, siç ka thënë ajo kanë qenë inkasimi jo i kënaqshëm, rrjeti i vjetërsuar, investimet e vogla që janë bërë etj. Gjatë vitit 2009, termokosi ka realizuar projekte të shumta si rehabilitim e kaldajës 2, e shumë të tjera.


Drejtues të “Termokosit”, kanë thënë se gjatë këtij viti janë shkyçur nga rrjeti i ngrohtores mijëra katrorë dhe borxhi total që qytetarët I kanë kompanisë, e ky borxh arrin vlerën deri në 15 milion euro.

Problem tjetër më të cilin ballafaqohet ngrohtorja është ndërprerja e pa paralajmëruar e rrymës, humbjet e ujit, kyqjet ilegale.