Tentativë e re për “rrëzimin” e Mickoskit! Do të organizohet Kongres i jashtëzakonshëm
Ish-anëtarë të OBRM-PDUKM-së, por edhe kryetarë komune aktualë, përmes Bordit Iniciues caktuan Kongres të jashtëzakonshëm të OBRM-PDUKM-së. Kongresi do të mbahet më 28 mars në Shkup, i cili paraqet një tentativë tjetër për zëvendësim të liderit partiak, Hristijan Mickoski. Siç thonë nga Bordi, delegatët konsiderojnë se është e palejueshme që kryetari, të cilit i është dhënë besim, të mos thërrasë një kongres dhe të mos tentojnë t’i shpjegojë arsyet për dështimet e zgjedhjeve dhe rejtingun katastrofal.
“As kohërat nuk janë të rregullta, e as situata në të cilën është partia dhe shteti është e rregullt, prandaj është e nevojshme të ketë kongres të jashtëzakonshëm. OBRM-PDUKM-ja gjithmonë ka qenë shtyllë e cila ka mbrojtur Maqedoninë dhe interesat e qytetarëve që jetojnë në vend”, thonë nga Bordi Iniciues.
Sipas Antonijo Milloshoskit, ky kongres nuk është statutor dhe nuk ka bazë ligjore.
“Kjo është një nismë qytetare nga një grup njerëzish që synojnë t’i ndihmojnë Zaevit dhe t’i gjuajnë një litar shpëtimi. Në momente kur shteti është një regjim hibrid, shtet më i korruptuar në Evropë, 0 vaksina, 3 mijë viktima, 55 mijë të papunë të rinj dhe shumë kompani të mbyllura me shumicën e tij, ky grup po tenton ta relativizojë këtë dhe Zaevi i cili për momentin në Kuvend qëndron në “këmbë qelqi”, të mund ta defokusojë opinionin publik, të merret me tema anësore në opozitë”, deklaroi Antonijo Milloshoski nga OBRM-PDUKM.
Para disa ditësh, në emisionin “Klik Plus”, kryetari aktual i Kavadarit, Mitko Jançev, i cili në vitin 2018 ishte përjashtuar nga OBRM-PDUKM-ja, paralajmëroi se do ta mbështesë Kongresin për ndërrim të Mickoskit.
“Jam në kontakt me pothuajse të gjithë anëtarët – me anëtarët e mëparshëm dhe aktualë në nivel më të lartë. Kam kontakte, më besoni se ka njerëz të cilët për OBRM-PDUKM-në mendojnë objektivisht. Partia ka rëndësi të madhe për ta, jo në bazë personale, por në bazë të ndërtimit të një politike të mirë në vend dhe kanë shqetësim sa i takon udheheqësisë së partisë. Kontakte vendos edhe me atë që ju e quani “Koalicioni Meriot”. Unë e di se ata duan të shkojnë me opsionin të ketë Kongres të parakohshëm. Kështu që, në qoftë se ndodhë kjo dhe nëse kongresi është legjitim dhe i bazuar në ligj, unë do ta mbështes”, deklaroi Mitko Jançev – Kryetar i Kavadarit.
Anëtarë të Bordit Iniciues janë ish-kryetari i Dojranit, Borçe Stamov, ish-kryetari i Butelit, Petre Llatinovski, i Aerodromit, Ivica Konevski, pastaj Filip Petrovski, si dhe disa anëtarë të tjerë të partisë opozitare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mexhiti: Rruga Shkup-Bllacë do të bëhet më shpejtë, do të ketë rishikim të projektit aktual
Ligji për Byronë, Sallahu: S’ka shanse për ndikime politike, i kemi bërë ndryshimet e duhura
Në muajin gusht nga pagesa rrugore në Maqedoni janë mbledhur 7.804.840 euro
Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje
Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!
“Mosmarrëveshje të mëparshme e qërim hesapesh”, çfarë thuhet në Dosjen e Prokurorisë për vrasjen në Aktash të Prishtinës?
Gjuajtje sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës
Shea: Kosova të angazhohet plotësisht në dialog, ndonëse procesi mund të jetë zhgënjyes
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit