LAJMI I FUNDIT:

Tenderi i mishit përplas Qeverinë me OSHP-në

Tenderi i mishit përplas Qeverinë me OSHP-në

Tenderi mbi gjysmëmilioni i Ministrisë së Drejtësisë, për furnizimi me mish të burgjeve, është anuluar për shkak se janë gjetur shkelje të tenderit.

Vendimin për anulim e ka sjellë Organi i Shqyrtimit të Prokurimi (OSHP), pasi që fituese e tenderit është shpallur kompania Apetetiti nga Vushtrria, raporton Zëri.

Dyshimet pë rkeqë përdorime të tenderit kanë nisur pas ankesave që ka bërë kompania Hajdini Commerce nga Drenasi, e cila është eliminuar nga gara edhe pse ka pasur ofertë më të ulur për 139 mijë euro se s kompania fituese e tenderit.

Hajdini Commerce, ishte shpallur fituese e këtij tenderi në vitin 2009 në shumë prej 476 mijë euro. /Telegrafi/