LAJMI I FUNDIT:

Tenderët e dyshimtë të kryeministrisë

Tenderët e dyshimtë të kryeministrisë

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka shpallur fitues të tenderit për përkthime në vlerë prej 87 mijë e 736 euro kompaninë “Trankos consulting”, e vetmja ofertuese për dy herë radhazi në tender, selia e së cilës është te ndërtesa e “Kosova Petrolit”.

Kjo e fundit drejtohet nga ish-deputeti i partisë së kryeministrit, Hashim Thaçi, Bedri Selmani, shkruan Zëri.

Po ashtu, kompania e përzgjedhur nga Zyra e Kryeministrisë, sipas të dhënave të Agjencisë Kosovare për Regjistrim të Bizneseve (ARBK), ka vetëm një punëtor. Edhe pse ka përthyes me bollëk, sipas kësaj gazete, Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka insistuar që të paguaj një kompani të specializuar për përkthime, pa arritur të joshë më shumë se një ofertues.

Shefi i prokurimit në zyrën e Kryeministrit, Isa Hajdari, insiston se përzgjedhja e kësaj kompanie është bërë konform rregullave të prokurimit, madje këmbëngul se nuk ka kurrfarë dallaveresh në tenderët e shpallur nga Zëra e Kryeministrit. /Telegrafi/