LAJMI I FUNDIT:

“Telenor” i Malit të Zi mbërrin në Prishtinë

“Telenor” i Malit të Zi mbërrin në Prishtinë

Sinjalet e operatorit mobil “Telenor” nga Mali i Zi kanë mbërritur në Prishtinë . Zyrtarë të Operatorëve legalë ankohen te ART, ndërsa kjo e fundit e injoron problemin.

Drejtori i ART-së, Ekrem Hoxha ka thënë për Zërin se ka biseduar edhe me zyrtarë të Malit të Zi. Ai tha se brenda një kohe të shkurtër operatorët e këtij shteti nuk do të mbulojnë pjesën dërmuese të rajonit të Dukagjinit.

“Kjo nuk është e qëllimshme antenat janë të vendosura në maje të bjeshkëve dhe kanë hapësirë të gjerë veprimi. Por, edhe kë tyre do tu vije fundi”, tha ai. /Telegrafi/