LAJMI I FUNDIT:

Telefonat dhe tabletët e Microsoft, së shpejti nën 200 dollarë!

Telefonat dhe tabletët e Microsoft, së shpejti nën 200 dollarë!

Konsumatorët mund të presin që çmimet e tabletëve dhe telefonave të mençur mobil të cilët bazohen në sistemin operativ të Microsoft, të bien nën 200 dollarë, ka konfirmuar zëvendës drejtori i kompanisë, Nick Parker.

“Ne do të ofrojmë çmime konkurruese për pajisjet mobile me ekranet prej 7,8 dhe 10 inç” ka thënë Parker në konferencën më të madhe të teknologjisë në Azi, Computex. “Këto çmime me të vërtetë do të ju befasojnë”.

Ai gjithashtu ka thënë se disa telefona të bazuar në Windows Phone do të shiten me kosto nën 200 dollarë, në tregje të caktuara.
Rënia e shpejtë e çmimeve të pajisjeve në Windows 8 vjen si rezultat i strategjisë agresive të Microsoft për të fituar tregun mobil, i cili dominohet nga Google dhe sistemi i saj operativ Android. /Telegrafi/