LAJMI I FUNDIT:

TEB shet produktet e IPKO-s, me 24 këste pa kamatë

TEB shet produktet e IPKO-s, me 24 këste pa kamatë

Banka TEB ka zgjeruar bashkëpunimin me kompaninë IPKO, produktet dhe shërbimet e së cilës tani i shet me këste dhe 0 për qind interes. Kohëzgjatja e kësteve për blerjen e shërbimeve mund të shkojë deri në 24 muaj.

Nga bashkëpunimi i ri i bankës TEB dhe kompanisë IPKO do të përfitojnë të gjithë konsumatorët e këtyre dy bizneseve, të cilët përdorin produktet dhe shërbimet e telekomunikimit, përmes bankës TEB.

Së fundmi, TEB dhe IPKO kanë arritur marrëveshje për ofrimin e pakove të televizionit kabllor digjital, internetit, telefonisë fikse dhe telefonave të mençur mobil për konsumatorët e tyre, të cilat banka i mundëson të paguhen me 24 këste, nëpërmes kartelës Starcard.

Alban Kastrati, Drejtues i Marrëdhënieve me Publikun në IPKO tha se klientët e TEB-it dhe IPKO-s mund të shfrytëzojnë ofertën verore për të blerë produktet e shumë-kërkuara në treg, si iPhone 4, HTC Desire HD, apo pakon TRIO (TV digjital, internet, fiks) me 24 këste, pa kamatë. “Me këtë bashkëpunim, ne po synojmë që t’i mundësojmë konsumatorëve tanë të blejnë produktet më të preferuara, pa e ngarkuar buxhetin e tyre mujor”, ka thënë Kastrati.


Ndërkaq, kryesues i Reklamimit dhe Komunikimit të Bankës TEB, Kujtim Gazideda, theksoi se ky është kombinim i produkteve unike me produktet inovative të IPKO-s, të cilat lejojnë blerje me 0 për qind interes, dhe mundësi pagese brenda dy vitesh. /Telegrafi/