LAJMI I FUNDIT:

Të rrahura të shpejta të zemrës dhe marrëmendje – mjeku që pësoi reaksione alergjike pasi mori vaksinën e Moderna-s

Të rrahura të shpejta të zemrës dhe marrëmendje – mjeku që pësoi reaksione alergjike pasi mori vaksinën e Moderna-s

Një mjek në Boston, alergjik ndaj butakëve pësoi një reaksion të rëndë alergjik pasi mori të enjten vaksinën e Moderna-s kundër coronavirusit.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Hossein Sadrzadeh, një mjek i onkologjisë geriatrike në Qendrën Mjekësore të Bostonit, tha se ai kishte një reagim të ashpër pothuajse menjëherë pasi u vaksinua, si marrëmendje dhe të rrahura të shpejta të zemrës.

Ky është edhe reagimi i parë i ashpër publikisht, lidhur me vaksinën e Moderna-s, e cila është në javën e parë të shtrirjes së dozave në të gjithë vendin.


David Kibbe, një zëdhënës në Qendrën Mjekësore të Bostonit, tha në një deklaratë të premten se Sadrzadeh “ndjeu se po zhvillonte një reaksion alergjik”.

Ai u dërgua në Repartin e Urgjencës, u trajtua dhe u lirua nga mjekimi. Sadrzadeh është për momentin gjendje të mirë shëndetësore.

Një zyrtar i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave tha javën e kaluar që FDA-ja po heton rreth pesë reaksione alergjike që ndodhën pasi njerëzit u injektuan me vaksinën e Pfizer-BioNTech në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Bosnja
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
I dërguari i Trumpit për luftën në Ukrainë mbërrin në Rusi - a do të arrihet një marrëveshje për paqe?

I dërguari i Trumpit për luftën në Ukrainë mbërrin në Rusi - a do të arrihet një marrëveshje për paqe?

Evropa
Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Bosnja
Gjenerali ukrainas viziton ushtarët në rajonin rus: Nuk ka frikë nga rrethimi i forcave tona

Gjenerali ukrainas viziton ushtarët në rajonin rus: Nuk ka frikë nga rrethimi i forcave tona

Evropa
Kalo në kategori