LAJMI I FUNDIT:

Të premten, Panairi për material shkollor

Të premten, Panairi për material shkollor

Me datën 21-22 Maj në “Hotel Grand” , hapet panairi i parë ndërkombëtar për material shkollor “KIS fair 2010”. Në panair do të prezantohen artikuj nga kompani me renome botërore, sic janë: Adel, Scrikss, PLM Case, Milan, etj.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe vet pronarët e kompanive në fjalë, si dhe përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë.

Panairi iu dedikohet librarëve të Kosovës dhe ka për qëllim furnizimin e shoqërisë kosovare me artikujt më të rinj shkollorë për sezonën shkollore 2010.

Zbritje çmimesh me 10%, si dhe lojë shpërblyese që do i mundësojë fituesëve pushime në Antalya të Truqisë, do jenë disa prej aktiviteteve të panairit.


Panairi organizohet nga Motto Company – Prishtinë, ndërsa ka gjetur mbështetje edhe nga: TEB bank, Ephesus Agency, Bayan Moori dhe Gulistan Education Center.