LAJMI I FUNDIT:

Të premten guvernatori i ri

Të premten guvernatori i ri

Pas rekomandimeve të panelit për përzgjedhjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), deputetët e Kuvendit do të votojnë në seancën e 22 prillit për guvernatorin e ri.

Në garë për ketë pozitë janë ushtruesi i detyrës së guvernatorit, Gani Gërguri dhe profesori i ekonomisë Safet Merovci.

“Në të njëjtën seancë do të zgjidhet me votim të fshehtë, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës”, ka njoftuar të martën Kuvendi i Kosovës.

BQK kishte mbetur pa guvernator që nga viti i kaluar kur ishte arrestuar e më pas shkarkuar nga pozita e guvernatorit Hashim Rexhepi, për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës. Procesi i përzgjedhjes së guvernatorit ishte përcjell me parregullsi dhe pakënaqësi të shumta. /Telegrafi/