Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, gratë siguruan 38 nga 120 ulëse sa ka Kuvendi i Kosovës dhe tani çështje tjetër mbetet përfaqësimi i grave në qeverinë dhe institucionet tjera që pritet të formohen.
Përfaqësues nga shoqëria civile thonë se duhet të zbatohet Ligji për barazi gjinore, i cili parasheh përfaqësimin 50 me 50 për qind për të dy gjinitë.
Një fakt i rëndësishëm që është vlerësuar në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, ka të bëjë me atë se shumica e grave të zgjedhura në kuvend, kanë arritur të sigurojnë pozitën e deputetes me anë të votave dhe jo përmes kuotës gjinore.
Sistemin e kuotave në Kosovë për herë të parë e pati aplikuar Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), në vitin 2000. Në bazë të një rregulloreje, ky mision kërkonte që së paku 30 për qind të kandidatëve në listat e partive të jenë të gjinisë femërore. Në këtë kuadër, kërkohej që 30 për qind të përbërjes së legjislativit ta kenë gratë.
Por, përtej kuotës, është edhe Ligji për barazi gjinore i cili parasheh një përfaqësim të barabartë të gjinive, në kandidim dhe përfaqësim.
Blerta Aliu nga Instituti Demokratik i Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se kuota gjinore ka paraqitur efektet pozitive, por ajo preferon që partitë apo subjektet politike që garojnë në zgjedhje, të kenë në listat e tyre 50 për qind kandidate gra.
“Megjithatë edhe në këtë vit, nuk kemi parë gatishmëri të subjekteve politike në këtë drejtim. Shumica prej tyre e kanë respektuar kuotën prej 30 për qind për shkak se është obligim ligjor. Megjithatë, ideale do të ishte që të kishte garë të barabartë dhe pastaj edhe përbërja e Kuvendit do të ishte më e barabartë se sa që është sot”, tha Aliu.
Ndërkaq, Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, thotë se kuota gjinore në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor, tregoi efekte maksimale, pasi gratë janë votuar më shumë se sa në ciklet tjera zgjedhore.
Pavarësisht kësaj, ajo kërkon nga subjektet politike të cilat do arrijnë të krijojnë qeverinë e re, të zbatojnë Ligjin për barazi gjinore.
“Do të duhej që Ligji për barazi gjinore të respektohet në masën e duhur në Kosovë, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani. Presim që kësaj radhe të reflektojë lidershipi dhe të jetë një vit i barazisë gjinore, 50 me 50 për qind në qeverisje. Të tejkalohet kjo kuotë dhe të ndërrojë ky diskurs, pasi të gjitha vendet po avancojnë në këtë drejtim e pse Kosova të mbetet e fundit sa i përket barazisë gjinore”, tha Demolli.
Sipas Ligjit për barazi gjinore “përfaqësimi i pabarabartë është atëherë kur pjesëmarrja apo përfaqësimi i njërës gjini, është më i ulët se 50 për qind në çdo organ dhe nivel vendimmarrës në jetën politike dhe publike”.
Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje në Kosovë konsiderohet të jetë e vogël, përkundër kërkesës ligjore, thotë Demolli, duke shtuar se te partitë politike ende mbizotëron mentaliteti patriarkal.
“Votuesit e treguan se janë për barazi gjinore, votuan gratë dhe i besuan që të jenë deputete. Por, partitë politike janë ato që janë patriarkale dhe nuk është në vullnetin e tyre politik që t’i ndryshojnë gjërat ose nuk janë ende pro barazisë gjinore”, shprehet Demolli.
Edhe Blerta Aliu nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se pjesëmarrja politike e grave po rritet gradualisht, ndonëse megjithatë pabarazia gjinore, sipas saj, mbetet evidente në pozita vendimmarrëse, për shkak të mungesës së gatishmërisë së partive politike.
“Nëse e shohim mungesën e gatishmërisë për t’i bërë listat zgjedhore 50 me 50 për qind, por edhe duke u bazuar në përvojat e qeverive të kaluara ku numri i grave në pozitat udhëheqëse ka qenë tejet i ulët, atëherë ne mund të themi se nuk e vërejmë një pjekuri dhe një gatishmëri të liderëve dhe subjekteve politike që të japin hapësirë të barabartë të dyja gjinive në këto pozita”, tha Aliu.
Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia e dytë i kanë nisur negociatat për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Në lidhje me përfaqësimin gjinor, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, lider i Vetëvendosjes dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani patën deklaruar se janë dakorduar që 30 për qind të qeverisë së ardhshme do ta përbëjnë gratë.
Në kuadër të nismave sensibilizuese për përfaqësim të barabartë dhe lidership, edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, tha të mërkurën në Prishtinë, gjatë lansimit të projektit “Akademia për lidership dhe fuqizimi i grave dhe vajzave për proceset e vendimmarrjes në Kosovë”, se fuqizimi i gruas paraqet një pasurim në politikë, ekonomi dhe për gjithë shoqërinë.
Përderisa Kuvendi i Kosovës pritet të ketë të paktën 38 gra deputete, kurse mbetet të shihet se cili do të jetë përfaqësimi në qeveri. Një çështje tjetër që në vazhdimësi është ngritur si shqetësim sa i përket përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje, ndërlidhet me pushtetin lokal, pasi që të 38 komunat e Kosovës udhëhiqen nga burrat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker